Idrizi në Elbasan: PDIU, e vetmja avokate e rezolutës çame

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet këtë herë ka zhvilliuar një miting madhështor në qytetin e Elbasanit, ku kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka preznatuar kandidatin për deputet të këtij Qarku, Aqif Rakipin.Në fjalën e tij, Idrizi është ndalur gjatë tek beteja e PDIU-së për miratimin e Rezolutës së Çështjes Çame dhe rikthimin e saj në një çështje kryesore të diskutimin në politikën shqiptare.“Miq, edhe pse ne ishim vetëm dy deputet në Parlamentin e Shqipërisë ushtruam presionin tonë që e drejta historike të shkojë në vendin e vetë. Burrëruam politikën shqiptare, e cila sot çështjen çame e ka në programin e saj. Arritën që edhe vetëm me dy deputet të impononim Kuvendin e Shqipëisë që të nxirrte nga arkivat Rezolutën e vitit 2004, për të cilën në atë kohë u derdh shumë gjak i pafajshëm, pasi mazhoranca e asaj kohe, e rrëzoi atë. Por për çudi të të gjithëve, Rezoluta e vitit 2004 ishte e miratuar. Me këtë veprim, Parlamenti i Shqipërisë çoi deri diku në vend dinjitetin e përdhosur 9 vite më parë. E pra miq, vetëm unë dhe zoti Dashamir Tahiri, të përballur shpeshherë dhe me sulme dhe kërcënime të qarqeve anti-shqiptare, arritëm të ngrinim çështjen çame në pozicionin që i takon. Sot, nga Elbasani unë ju kërkoj që të votoni nurmin 50, të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet pasi ne mund të jemi të vetmit avokat që do mbrojmë me mish e me shpirtë çdo gërmë të Rezolutës. Jam përpara jush për t’ju premtuar se 7 patriotët që PDIU do ketë në Parlamentin e ardhshëm do të jenë avokatët më të zot për të mbrojtur çështjen çame dhe të gjithë çështjet e tjera kombëtare. Prandaj edhe njëherë ju bërë thirrje që më datë 23 qershor të votoni numrin 50, si alternativa e vetme politike që mendon dhe punon për çështjen kombëtare” u shpreh Idrizi.Ndërkaq, kandidati për deputet i Qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi, shprehu bindjen e tij se qytetarët e Elbasanit, për hir të kulturës e mençurisë shumë vjeçare, këtë herë do dinë të votojnë partinë që në këto 4 vite ka punuar për çështjen shqiptare.