Rama në Lushnjë: Zgjidhni mes dy botëve, kujtoni 44 votoni 29
Një zgjedhje të saktë mes dy botëve. Këtë ka kërkuar kreu i PS, Edi Rama, nga banorët e Lushnjës ndërsa zhvilloi një miting elektoral, ku prezantoi edhe kandidatët për deputetë. Duke shprehur entuziazëm për numrin e madh të qytetarëve në miting, Rama tha se lushnjarët e kanë kuptuar rëndësinë e 23 qershorit.“Më 23 qershor është një zgjedhje mes dy botësh të ndryshme, mes botës rrënuese të Saliut dhe partisë së tij familjare dhe botës së rilindur së skuadrës sonë kombëtare të programit tonë për rilindje. Që së bashku t’i japim Shqipërisë një rrugë të re që do e ndajë, Shqipërinë dhe shqiptarët nga pamundësia që rritet cdo ditë, nga taksa e sheshtë. Se ju e dini shumë mirë që ky shtet të ofron shërbime sipas xhepit dhe çdo derë në këtë shtet hapet vetëm me para. E pra ju keni ardhur këtu sepse ju doni një Shqipëri të re, një rrugë të re, një qeveri të re për punësimin real, për taksimin e ndershëm e garantuar për të gjithë për ujin në cdo familje e parcelë, për shërbime për shëndetësinë falas për të gjithë”tha ai.Më tej Rama u premtoi lushnjarëve se do të punojë natë e ditë që ky vend të mos ketë asnjë të papunë, ndërsa citoi dhe një amanet të një mikut të tij veteran.“Sot kam një amanet për ju nga një miku im i vjetër, veteran i luftës i cili më mori në telefon dhe më tha kur të shkosh në Lushnje, thuaju, kujtoni 44 votoni 29. E pra, qytetarë, fermerë, mes rrënimit e Rilindjes ka vetëm një adresë, PS nr 29"