Kukës, Këshilli bojkoton Bashkinë, shkak mungesa e administratës në mbledhje
Këshilli bashkiak i qytetit të Kukësit ka vendosur që të mos votojë asnjë projektvendim, që sjell administrata e Bashkisë, nëse në mbledhjet e Këshillit nuk marrin pjesë drejtuesit e saj dhe nuk paraqiten relacionet përkatëse.Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i Këshillit bashkiak, i cili është shprehur se Këshilli bashkiak do të miratojë vetëm shpërndarjen e ndihmës ekonomike.Këtë vendim e kanë mbështetur edhe këshilltarët e tjerë, ku kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, ka theksuar se mungesa e administratës në mbledhjet e Këshillit është mungesë jo vetëm profesionalizmi por edhe vullneti për t'u përballur me Këshillin.Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak të qytetit ka dhënë dritën jeshile vetëm për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërkohë që ka kthyermbrapsht të gjitha projekt vendimet që bashkia I'a dërgoi atij për miratim.