MM-FA marrëveshje bashkëpunimi me ish-ushtarakët

Nënshkruhet marrëveshja për mënyrën e komunikimit midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakeve të Shqipërisë.Kjo marrëveshje përbëhet nga 11 nene dhe do të përfshijë hartimin e akteve ligjore që kanë të bëjnë me trajnimin e problemeve sociale të ushtarakëve në rezervë dhe pension.Për shefin e shtabit të përgjithshëm gjeneral Xhemal Gjunkshi kjo marrëveshje do të sjellë kujdes më të madh ndaj shtresës së ushtarakeve.Ndërkaq Gjunkshi në fjalën e tij premtoi se ndryshimet në ushtrinë shqiptare do të vazhdojne në mënyrë që ushtarakët në pension,lirim apo rezervë ti jepen kushtet që kërkon një ushtri anëtare e NATO-s.