Nuk ndryshoi qëndrën e votimit, KQZ kallëzim penal për kryekomunarin e Kalasë së Dodës
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur me votat e katër anëtarëve të kallëzojë penalisht kreun e komunës Kala e Dodës, Bajram Himallari.Vendimi i KQZ u mor pas kërkesës së depozitura nga Partia Demokratike për ndryshim të një qendre votimi në këtë komunë, e cila sipas PD vështirëson proçesin e votimit për 150 banorë, pasi qendra është lënë qëllimisht larg banorëve.Me gjithë kërkesën e demokratëve KQZ vendosi të mos i ndryshojë këto qendra për shkak të afateve të limituara kohore, ndërsa kjo çështje u kthye ne debat politik në KQZ.Ndërkaq një tjeter çështje jashtë rendit të ditës që mori debat ishte dhe publikimi online i rezultateve paraprake nga KQZ.Po ashtu KQZ shqyrtoi edhe projekt-vendim për dhënien e autorizimit disa kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, për ndryshimin dhe caktimin e vendndodhjes për 65 qendra të votimit, si dhe u miratuan vëshguesit zgjedhorë për disa organizata.