Këngëtarja Denada Leka “rrëfen” projektet për 2024: Më pret një bashkëpunim me një koleg timin rumun

Pas performacës magjike në studion e spektaklit më të madh të ndërrimit të viteve në RTV Ora News, këngëtarja Denada Leka do të ndante për teleshikuesit dhe përvojat e saj gjatë vitit që lamë pas, por ajo foli edhe për projektet e saj në këtë vit të ri.

“Viti 2023 për mua ka qenë një vit shumë i mbarë, por që shpresoj shumë që 2024-ta të më shkojë akoma më mbarë dhe ju falënderoj shumë që isha pjesë e juaja sonte dhe ju uroj të gjithëve Gëzuar 2024-ën.

Nuk dua të zbuloj shumë, por kam një bashkëpunim me një koleg timin rumun”, theksoi këngëtarja Denada Leka.