Nga suksesi i Bitcoin tek fati i konflikteve në botë, ja çfarë do të ndodhë në 2024-ën, sipas astrologut Jofiel Koço
Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News”
Dhe në përfundim të parashikimit për secilën nga shenjat, ai u oyet nga moderatorët Sonila Musai dhe Klodi Karaj lidhur me atë se si parashikohet të jetë viti 2024 sa i përket edhe situatës ndërkombëtare.
“Në qoftë se flasim për situatën në arenën ndërkombëtare, them që edhe duke gjykuar nga pozicionet planetare dhe nga risitë që do të sjellë 2024-ta është Bitcoin do të marrë akoma më shumë super-xhiro.
Sepse sistemi financiar dhe bankar rinovohet gjithmonë gjatë shenjës së Binjakëve.
Atëherë do të kemi përhapje gjithmonë e më të madhe të kartave dhe jo parasë letër apo fizike, dhe do të kemi gjithmonë e më shumë para virtuale, e cila deri në vitin 2030 do të vazhdojë të hyjë në treg shumë fuqishëm për të nxjerrë pak jashtë loje paranë fizike.
Për sa i përket konflikteve në botë mendoj se ka më shumë shanse për negociata se sa për luftë. Pra, shenja e Binjakëve është një shenjë që i ul palët në tryezë për të bërë marrëveshje.
Pra t’i heqim konfliktet dhe të kemi më shumë marrëveshje me njëri-tjetrin. Kështu që un ëthem do të jetë viti i marrëveshjeve.
Do ketë marrëveshje në shumë sektorë që nga mediat, financat, në sektorin e kontratave dhe bizneseve, në sektorin e dashurisë, në sektorin e ndarjes gjeo-politike, ndarjes së hapësirave dhe influencave gjeo-politike. Ne do të hymë në vitin dominant të kontratave dhe marrëveshjeve”, u shpreh astrologu Jofiel Koço.
