Si ka ndryshuar muzika shqiptare ndër vite? Alket Zaimi apel kolegëve: Ju lutem, mos e merrni klarinetën nga Greqia ...

Ndër vite grupi ka pasur ndryshimet e tij, e pandryshuar ka mbetur muzika që i identifikon gjithnjë.

Alketi Zaimi i “Djemve të Vjosës” është ai që ka shkruar pothuajse të gjitha këngët e grupit, këngë të cilat mbahen mend e këndohen edhe sot në ç’do festë familjare e jo vetëm.

Por në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në spektaklin e madh në “Ora News”, kishte dhe një apel për këngëtarët e rinj.

“Ne vijmë nga një shkollë e vjetër e muzikës popullore, unë vij nga Memaliaj, Tepelena dhe me sa mbaj mend unë Tepelena ka qenë taban i të gjithë muzikës folklorike të Jugut, sepse aty është tabani i Labërisë.

Po t’i vësh re këngët e grupit ti janë të gjithë këngë me 4 zëra, sepse ne kemi qenë partizanë të të bërit muzikë folk.

Për të qenë sërish i sinqertë, do doja një marrëdhënie më të pastër me kolegët: Ju lutem, mos e merrni klarinetën nga Greqia dhe ia këpusni këtu këngës labe.

Sepse nuk duhet. Janë çunat e Përmetit që po e mbajnë fort muzikën tonë.

Muzika do të evolojë por ta stisim si duhet”, u shpreh ndër të tjera Alket Zaimi.