Plas polifonia në studio/ Alketi “prish” skenarin, i kërkon Vis Shlupit të këndojë një këngë jugu, vetë ia merr atyre të Veriut

Alket Zaimi, lideri i grupit “Djemtë e Vjosës” do të dhuronte të tjera emocione teksa i kërkoi këngëtarit Ervis Shlupi që është nga Kukësi, të këndonte një këngë popullore nga Tepelena.

Dhe pas tij, Alketi do të këndonte si këmbim një këngë të veriut.

E më pas radhën do ta kishte Kleandro Harunaj, e më pas do të shpërthente atmosfera me nota polifonike.