“Koreograf” vjen nga Koreja?” Pyetja që shkaktoi batuta. Altin Gega shpjegon prejardhjen e fjalës që shumë pak e dinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 11:11
Atmosferës festive në spektaklin e madh të ndërrimit të viteve në RTV Ora News do t’i bashkoheshin z. Et’hem Gega, Presidenti i Ansamblit “Kaltërsia”; Ramazan Luga, regjisori Ansambli i Fëmijëve “Kaltërsia”; si dhe Altin Gega, Koreograf i Ansamblit “Kaltërsia”.
I ngacmuar nga moderatorja Sonila Musai se mos fjala “Koreograf” ka ndonjë lidhje me Korenë, ky i fundit do të shpjegonte dhe prejardhjen e fjalës “koreograf”, e cila siç tha ai vjen nga Greqishtja e Vjetër.