Horoskopi vjetor për 2024: Zbuloni se çfarë ju pret…

Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja.

BRICJAPI

Bricjapi është një shenjë mjaft karrieriste, ka kërkesa shumë për veten, sidomos në fushën profesionale.

Dhe Bricjapët janë drejtues dhe pak diktatorë tek njerëzit që kanë rrotull, sepse vendosin gjithmonë veten.

Janë njerëz që kërkojnë vëmendje dhe sidomos famë, kërkojnë të jenë të njohur në rrethe të caktuara njerëzish.

Por është dhe shenja që fatkeqësisht, Bricjapi merret mësysh shumë kollaj.

Viti 2024 për Bricjapin vazhdon të jetë në pozicion shumë të mirë. Vazhdojnë të jenë ato tiparet e Bricjapit që gjithmonë kërkon ngritjen në nivel social, kërkon të marrë përgjegjësi mbi vete, kërkon të marrë drejtim mbi vete.

Pra, kërkon të jetë drejtues gjithmonë në një sektor.

Gjithashtu, sektori i biznesit dhe financave është ai që merr shumë vëmendje, duke qenë se është dhe shenjë toke Bricjapi.

I jep shumë rëndësi parasë, e shpenzon me shumë racionalitet, nuk është nga ato që e shpërdoron paranë shumë kollaj Bricjapi, pasi është shumë sistematik.

Të lindurit me 4 janar vazhdojnë të jenë shumë autoritarë, pavarësisht se nuk e shpreh, por e demonstron në rrethin tënd familjar kryesisht.

Kërkojnë të vendosin gjithmonë veton.

Por, të mos harrojmë që Bricjapët janë shumë kapriçiozë, dhe kjo mund të krijojë një ndërlikim shumë të madh në marrëdhëniet me njerëzit.

Me PR-n e saj, sepse Bricjapët janë parakushtëzues.

Bricjapët kanë një gjë që nuk e shprehin lehtë ndjenjën e tyre, ndaj mbajnë një mur mbrojtës për veten e tyre për të mos e shprehur jashtë se çfarë ndjejnë dhe çfarë mendojnë

DEMI

Ne duket se jemi të dominuar nga shenja e Demit. Edhe në 2024-ën do të vazhdojë të dominojë shenja e Demit, por ky vit do të ndahet në mënyrë shumë të fuqishme ndërmjet dy shenjave: Do të ndahet ndërmjet shenjave të Tokës, ku lidhet stabiliteti, financat, pronat etj., kundrejt shenjave të Ajrit që janë shenja tjetër.

DASHI

Atëherë cilat do të jenë shenjat që do jenë më shumë të favorizuara në fushën e dashurisë?!

Le të kalojmë tek beqarët: Kush do të jenë beqarët/et që favorizohen për të gjetur një partner/e për t’u fejuar, për t’u martuar?! Ata janë personat Dash.

Po të dalim tek femrat Dash, të cilat janë në pritje të gjetjes së dashurisë së tyre, viti 2024 është viti ku mund të gjejnë personin e jetës, personin me të cilin të krijojë një lidhje dashurie që të shkojë në fejesë dhe një martesë.

BINJAKËT

Për sa i përket pjesë së dytë të vitit 2024, duke filluar që nga pranvera, nga qershori e tutje nuk do të kryesojë më shenja e Demit dhe e tokës, por do të jetë shenja e Binjakëve.

Ky është viti tek Binjakët e shumëvuajtur, Binjakët që kanë pasur vazhdimisht një kauzë gjatë kësaj periudhe, që kanë pasur financa shumë të dobëta, që kanë qenë disi në ajër, pra pa konkretizuar ndonjë gjë konkrete.

Binjakët është shenja kur në pjesën e dytë të vitit 2024 do të kryesojnë, bashkë me shenjën e Peshores dhe Ujorit përgjatë gjithë pjesës tjetër të vitit.

Kështu që Binjakët është koha kur nëse ata kanë një dëshirë, një fejesë, një biznes, një vend pune, janë shumë të favorizuar.

Por, kujdes për Binjakët! Sepse nëse një Binjak punon në shtet, ka hedhur një firmë diku në mënyrë të verbër, ka bërë një kontratë të dyshuar, ekspozohet karshi gjykatave dhe ligjit.

Pra, Binjakët janë një shenjë që nëse kanë gënjyer diku, apo kanë bërë diku një kontratë të pakujdesshme është pikërisht ky vit, i cili i ekspozon ata në sistemin e drejtësisë.

Pra Binjakët duhet të kenë shumë kujdes në këtë drejtim.

LUANI

Është momenti kur Luani mund të ketë sukses në karrierë, në mbarimin e diplomimit në një shkollë, në gjetjen e një vendi pune.

Pra, tani është periudha më e mirë për Luanët për karrierë, për një bursë studimi, për të ndërruar vendin e punës për mirë.

Sepse Luanët, ashtu si Bricjapët, është një shenjë karrieriste, kërkojnë një pozicion të lartë social, kërkojnë të jenë dhe ata drejtues në vende të ndryshme.

Kështu që për Luanin karriera, puna, shkolla, 2024-ta është viti më i suksesshëm për ta.

UJORI

Cila do të jetë shenja më e favorizuar në krijimin e një familjeje?! Kush është i pari që favorizohet në një martesë? Ata janë Ujorët! Djemtë dhe vajzat e Ujorit.

Ata kanë pikërisht periudhën për të krijuar një vatër familjare. Pra, për të kurorëzuar një lidhje që shkon drejt një fejese, ose drejt një martese.

Ujorët janë të favorizuar për të bërë arredime të shtëpisë shumë marramendëse, dmth të shpenzojnë shuma marramendëse për të arreduar shtëpinë  e tyre, ose për të blerë një shtëpi.

Pra Ujorët janë tek sektori i familjes.

AKPREPI

Astrologjia është gjithmonë një fushë që tërheq interesimin e njerëzve. Por ne do ta vazhdojmë me trajtimin ndryshe, do ta vazhdojmë me shenjat të cilat përmirësohen.

Përmirësim shumë i dukshëm do të jetë për shenjën e Akrepit.

Duke qenë se Akrepi ka pasur një vit disi të vështirë, me ngritje dhe ulje, me mungesë totale të stabilitetit, them që falë inteligjencës dhe intuitës së Akrepit, viti 2024 do të jetë viti që Akrepi do të hedhë themelet e një stabiliteti në lidhje me punën, në lidhje me financat dhe paranë, në lidhje me gjendjen emocionale, sepse Akrepët janë shumë emocionalë.

Ndodh që qajnë shpesh, sidomos femrat Akrep kur kanë vështirësi në jetë, ose situata të tilla.

Kështu që Akrepi hyn tek shenjat që përmirësohet jashtëzakonisht.

SHIGJETARI

Kush është shenja tjetër që hyn tek shenjat që do të kenë përmirësim? Krahasuar me shenjën e Akrepit është gjithashtu shenja e Binjakëve, duke futur dhe Luanin dhe Ujorin. Pra kemi dhe këto shenja të cilat përmirësohen.

Le të kalojmë tek Shigjetari! Për sa i përket Shigjetarit, ky vit ka qenë shumë i mbarë, shumë entuziast, një vit shumë i lumtur për ta pothuajse në të gjitha drejtimet.

Por, Shigjetarët gjatë vitit 2024, sidomos në pjesën e dytë të vitit, fillojnë dhe vështirësitë.

Shigjetarët, së bashku deri diku me shenjën e Peshqve dhe të Virgjëreshave do të jenë shenja të cilat do të duhet të punojnë fort për të arritur objektivat e tyre.

Pra, nuk do të jetë një vit që do t’i ngrejë, apo favorizojë, por për të arritur atë që duhet do t’iu duhet të punojnë fort. Kështu që, Shigjetarë bëni kujdes, 2024-ta nuk do të jetë viti juaj: Kujdes marrëdhëniet në çift, kujdes financat dhe raportet në punë, pasi për Shigjetarin do të jetë pak vit ngatërrestar dhe pakëz i vështirë.

GAFORRJA

Le të kalojmë tek shenja tjetër që nuk e kemi përmendur me detaje, që është shenja e Gaforres. Gaforret vazhdojnë të jenë të favorizuara edhe gjatë vitit 2024, qoftë gjatë periudhës së parë, qoftë dhe periudhës së dytë.

Por ajo çka është më e bukur Gaforren është që vërtetë që ky vit 2024 nuk do të jetë viti i të gjitha potencialeve dhe dëshirave, por ama gjatë këtij viti Gaforret do të hedhin themelet për të ndërtuar një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2025.

Pra, Gaforret këtë vit do të mbjellin, por vitin e ardhshëm do të korrin me sukses.

PESHQIT

Shenja e Peshqve vazhdon të ketë një kombinim planetar mjaft të mirë, pavarësisht kuadraturës së planetit Jupiter, i cili vendos, pasi është “Zeusi” i Qiellit. Pavarësisht kësaj, Peshqit janë në kërkim të së resë së tyre.

Pra, 2024-ta do të jetë viti ku Peshqit do të jenë në kërkim të diçkaje të cilën ata e kanë dëshiruar me vite.

Ku besoj se në pjesë e dytë të vitit ata do ta gjejnë.

VIRGJËRESHA

Horoskopi vjetor për vitin 2024 për Virgjëreshat tregon që, edhe pse gjithmonë udhëhiqen nga arsyeja dhe planifikojnë e analizojnë gjithçka, tani do t’u duhet të dëgjojnë pak më shumë zemrën.

Do t’i përshtatin planet, andaj misioni i tyre është të kërkojnë ekuilibrin midis arsyes dhe ndjenjave.

Virgjëreshave nuk u rekomandohet të rrezikojnë paratë e tyre duke investuar në projekte të dyshimta që premtojnë fitime të shpejta – ka një probabilitet më të lartë që pritjet të mos realizohen.

Udhëtimet do të jenë të dobishme, duke ofruar jo vetëm përvoja të këndshme, por edhe duke përmirësuar gjendjen fizike dhe emocionale.

Disa Virgjëresha do të dëshirojnë të jenë vetëm ose të distancohen nga të tjerët. Një gjë është e sigurt, dhe ajo është që liria personale do t’ju jetë më e rëndësishme se cilido parim.

PESHORJA

Horoskopi vjetor për vitin 2024 për Peshoren tregon se viti për këtë shenjë nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë jashtëzakonisht argëtues dhe dinamik.

Është e mundur që ajo që bëjnë këtë vit t’i sjellë Peshores sukses në planin afatgjatë.

Ju keni mundësinë të përmirësoheni, të përparoni dhe të mësoni se si të krijoni marrëdhënie cilësore me të tjerët. Kontakti me njerëzit mund të nënkuptojë si në punë ashtu edhe në dashuri, por është e rëndësishme të mbroheni nga manipulimet gjatë njohjeve të reja.

Prisni ngjarje më intensive nga muaji mars – një periudhë për partneritete dhe bashkëpunime biznesi, punë të reja, avancime.

Ju duhet të analizoni mundësitë tuaja financiare dhe të gjeni mënyra për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare. Për shembull, ju mund të fitoni para nga hobi juaj, të filloni biznesin tuaj, të bëheni partner në projektin e dikujt tjetër – të gjitha këto opsione do të jenë të suksesshme.

Më së shumti shkoni pas qëllimeve tuaja dhe do të ndiheni të fuqizuar për të ndërmarrë veprime të reja. Rregullimet e

rëndësishme të jetës do t’ju lejojnë të përparoni më shpejt. Ju presin përfitime financiare dhe mundësi për një punë të re.

Gjysma e parë e vitit është e favorshme për ato Peshore që kanë vendosur të kujdesen për shëndetin e tyre.

Kushtojini vëmendje të veçantë rutinës suaj të përditshme dhe modeleve të gjumit.

Vitin e filloni me Jupiterin në fushën e partneriteteve, me sunduesen tuaj Venerën midis Merkurit dhe Plutonit retrogradë në fushën e cila lidhet me familjen, por edhe me të kaluarën dhe me Marsin, planetin partner, i cili është retrograd në fushën tuaj të fatit.

Gjithçka tregon për përcaktime të mëdha në çështjet e dashurisë, ngjarje dhe ndryshimet të forta do të jenë të pranishme në gjysmën e parë të vitit.