“Dasma full”/ Visi dhe Kleandroja të kënaqur nga rezervimet për 2024-ën, ndërhyn moderatori: Urime për ruajtjen e traditës

Këngëtari Ervis Shlupi, i ftuar special i spektaklit të madh të ndërrimit të viteve në “RTV Ora News” u shpreh disi i pakënaqur sa i përket bilancit të punës së tij. Por që gjithsesi nuk ngurroi të shprehte pritshmëritë për vitin e ri 2024.

“Uroj që ky vit të jetë edhe më mirë. Dasma plot kemi pasur, dhe që tani kemi nisur rezervimet”, u shpreh Visi.

Ndërsa Kleandro Harunaj e shfrytëzoi momentin për t’i bërë apel shqiptarëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Viti 2023 ka qenë një vit plot punë, për të gjithë, e jo vetëm për mua.

Dhe ashtu siç më herët Alketi njerëzit po lëvizin, po ikin jashtë dhe Shqipërinë po e lënë të mjerë. Por jemi një popull që duhet të rrimë këtu dhe të bëjmë më të mirën për Shqipërinë dhe uroj që të jetë një vit sa më i mbarë për shqiptarët”, u shpreh Harunaj.

Kaq ka mjaftuar që moderatori Klodi Karaj të bënte dhe një ndërhyrje për të ftuarit në panel.

“Më vjen mirë tek panelistët fakti që trashëgimia dhe folklori ynë po ruhet. Dhe për këtë ju përgëzoj”, theksoi Klodi Karaj.