Beti “e zhgënjyer’’: Ku është Braçja?/ Në panelin e të ftuarve mungon drejtori i Informacionit. Klodi Karaj: Po ha gjelin!
Dhe ashtu siç e do tradita, në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News” nuk mund të mungonin personazhet e njohur të këtij ekrani.
Kjo pasi të ftuarit e radhës ishin: Beti Njuma, drejtuese e emisionit “Ora e Betit”; Luan Rama, drejtues i emisionit “Drejt”; Altin Sulçe, drejtues i emisionit “Ora Sport”; Granit Sokolaj, drejtues i emisionit “Alert”; Dorisa Keçani drejtuese e lajmeve “Ora Sport”; Alketa Çeku, gazetare e “Ora Investigim” në “Ora News”; si dhe Drilon Xhepollari gazetar sporti në “Ora News”.
Por anëtari kryesor i kësaj familjeje, Brahim Shima nuk do të ishte pjesë e panelit, çka ka tërhequr vëmendjen e gazetares Beti Njuma e cila kërkoi që ai të ishte në këtë takim.
Por ishte vetë moderatori Klodi Karaj i cili do të kishte dhe një përgjigje origjinale: “Po ha gjelin mesa duket”!
Por batutat do të vijonin edhe nga Luan Rama më pas.
