Ylli Baka dhe Gent Hazizi “i vënë flakën” studios së “Ora News”: Për shumë vjet Gëzuar!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 10:33
Edhe paneli i tretë i të ftuarve në spektaklin e madh të ndërrimit të viteve në “RTV Ora News” ishte po ashtu me emra të njohur të muzikës shqiptare.
Të ftuarit e radhës që u prezantuan nga moderatorët Klodi Karaj dhe Sonila Musai ishin: mjeshtri i këngëve popullore Ylli dhe Gent Hazizi, të cilët nuk pritën as të prezantoheshin që të shpërthenin në muzikë, duke uruar Vitin e Ri spektatorët përmes ritmeve polifonike.
