2023-shi apo 2024-ta, kush është viti i sportit? Batuta mes Luan Ramës dhe Altin Sulçes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 13:14
Për drejtuesin e emisionit “Drejt” Luan Rama viti 2024 është viti i redaksisë së sportit, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e kombëtares shqiptare të futbollit në finalet e Evropianit të Gjermanisë.
Por kjo nuk është pranuar, nga drejtuesi i emisionit “Ora Sport”, Altin Sulçe, i cili tha se nuk është 2024-ta viti i sportit, por 2023-shi, pasi në vitin që lamë pas përfaqësuesja e Shqipërisë, sipas tij bëri dhe paraqitjet më të bukura.
