Vijojnë surprizat në ORA NEWS/ Kleandro Harunaj: Gëzuar dhe qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Edhe paneli i dytë i të ftuarve në spektaklin e madh të ndërrimit të viteve në “RTV Ora News” ishte po ashtu me emra të njohur të muzikës shqiptare.

Të ftuarit e radhës që u prezantuan nga moderatorët Klodi Karaj dhe Sonila Musai ishin: Rubi, Alket Seitaj, Ervis Shlupi, Kleandro Harunaj, si grupi i mirënjohur “Djemtë e Vjosës”, djemtë që vijojnë të ruajnë me fanatizëm traditën e muzikës e Shqipërisë së Jugut.

Ndërkaq një urim i përzemërt do të vinte menjëherë sapo zuri vend në studio  nga Kleandro Harunaj.

“Gëzuar Festat dhe qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që janë!”, ishte urimi i Harunajt.