Si ishte 2023-i për Beti Njumën? Ç’mendon kur thotë “Kemi në emisionin “Ora e Betit”. Gazetarja ka dhe një urim për...
Personazhet e njohur të ekranit të Ora News në spektaklin e madh të fundvitit do të hiqnn disi petkun e gazetarit dhe do të flisnin mbi vitin që lamë pas dhe pritshmëritë e tyre në këtë vit të ri.
E para që nisi “rrëfimin” ishte Beti Njuma.
“Ky vit ishte i vështirë, i mbushur me sfida. Por sfidat janë të bukura, pasi të japin më shumë energji dhe të karikojnë më shumë për të luftuar.
E arrirë sa i përket karrierës, sepse unë vazhdoj të jem në timonin e “Orës së Betit” dhe në timonin e edicionit qendror të lajmeve dhe tashmë është viti i gjashtë”, u shpreh Beti Njuma.
Por do të ishte moderatori Klodi Karajh ai që e theu seriozitetin e rrëfimit të Betit, teksa e pyeti: “Jma shumë kurioz të di se si ndihesh kur thua jemi në emisionin “Ora e Betit”?
Se dhe unë e kam me “Ora”, por Ora Juaj, jo Ora e Klodit”, u shpreh me humor Klodi Karaj, ndërsa batutat do të transferoheshin sa tek Luan Rama dhe Altin Sulçe.
