Familja e madhe “Ora News” në ekran edhe në ndërrimin e viteve. Altin Sulçe në “shënjestrën” e batutave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 11:34
Dhe ashtu siç e do tradita, në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News” nuk mund të mungonin personazhet e njohur të këtij ekrani.
Kjo pasi të ftuarit e radhës ishin: Beti Njuma, drejtuese e emisionit “Ora e Betit”; Luan Rama, drejtues i emisionit “Drejt”; Altin Sulçe, drejtues i emisionit “Ora Sport”; Granit Sokolaj, drejtues i emisionit “Alert”; Dorisa Keçani drejtuese e lajmeve “Ora Sport”; Alketa Çeku, gazetare Investiguese në “Ora News”; si dhe Drilon Xhepollari gazetar sporti në “Ora News”.
Dhe në këtë prezantim nuk do të mungonin batutat me kryeredaktorin e Sportit në Ora News, Altin Sulçe si redaksia më e përfaqësuar në këtë panel.
