Rikthimi i “Alert” në Ora News, Granit Sokolaj: Ajo çfarë e kam të panegociueshme është pavarësia

Për drejtuesin e emisionit më të ri në ekranit të “Ora News”, “Alert”, Granit Sokolajn ajo çfarë është e panegociueshme për të është pavarësia në ushtrimin e detyrës së tij.

“Sigurisht kjo është ajo çfarë gjeta këtu.

Përtej mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me të gjithë ju dhe ata që nuk janë para kamerave, por që janë një mori njerëzish, më shumë se ne që dalim para kamerave.

Unë u riktheva mbas 6 vitesh dhe gjej të njëjtën ngrohtësi në fakt.

Edhe pse u ktheva thuajse në mesin e programacionit, por ndihem komod”, u shpreh drejtuesi i emisionit “Alert”, Granit Sokolaj.