“Vetëm unë jam pa “Orë””/ Rrëfimi i parë për Luan Ramën: 2023-i u arkivua, nuk më pëlqen ta kthej kokën pas, sepse ...

Për drejtuesin e emisionit “Drejt” në Ora News, Luan Rama viti 2023 tashmë u mbyll dhe si i tillë ai arkivohet.

I ftuar në panelin e spektaklit të madh të ndërrimit të viteve në Ora News, Rama u shpreh se nuk i pëlqen ta kthejë kokën pas në të shkuarën.

“Sepse është shumë e rëndësishme ajo që do të bëjmë në 2024-ën.

Natyrisht, emisioni “Drejt” ka fituar një lloj përvoje tanimë, u bë viti i tretë që është në ekranin e “Orës”.

Dhe meqë këtu janë të lidhura të gjitha me “Orën”, si: “Ora e Betit”, “Ora Sport”, “Ora e Sulçes”, “Ora Investigim”, “Ora Juaj” vetëm unë jam pa “Orë”. “Drejt” sepse më pëlqen që rubrikat në televizione dhe gazeta të jenë të shkruara në shqip.

Unë jam fanatik i gjuhës shqipe, dhe përmes saj të përcjellim dhe mesazhe”, u shpreh Luani duke shkaktuar batuta në studio.