Alketa Çeku “rrëfen” sekretet e “Ora Investigim”: Jo çdo informacion që na vjen është i vërtetë, ndaj duhet filtruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 13:32
Drejtuesja dhe gazetarja e rubrikës “Ora Investigim” Alketa Çeku foli për eksperiencën e saj në menaxhimin dhe filtrimin e denoncimeve të qytetarëve që vijnë në redaksinë e “Ora News”.
“Fillimisht informacioni që vjen duhet të filtrohet, pasi jo të gjithë lajmet që të vijnë janë të vërteta.
Dikush ta sjell si fakt, por më pas duhet të pyesësh institucionet për të parë nëse qëndron apo jo si informacion.
Kjo ka sfidat e veta”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Alketa Çeku në spektaklin e madh të ndërrimit të viteve në “Ora News”.
