AP: Tekstet shkollore diskriminuese ndaj LGBT, të rishikohen
Diskriminimi i komunitetit të LGBT, ka qenë në qëndër të vëmendjes së institucionit të Avokatit të Popullit gjatë ditës së sotme. Në një prononcim për mediat zëdhënësja e këtij institucioni ka tërhequr vëmendjen ndaj teksteve shkollore, kryesisht në fakultetin e drejtësisë dhe ate te mjekesise, pasi sipas saj përmbajnë elemente dhe përkufizime jo shkencor dhe diskriminues për komunitetin LGBT.Duke kujtuar se respektimi i të drejtave të njeriut është dhe një nga 12 prioritetet e BE për anëtarësimin në familjen europiane, Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet respektimin e kuadrit ligjor kundër diskriminimit.Ndërkaq Avokati i Popullit tha gjithashtu se të henën do tu paraqesë një rekomandim të posacëm MASH dhe rektorëve të Universiteteve publike dhe private për rregullimin e kurrikulave dhe do të jetë në monitorim të mëtejshëm për zbatueshmërinë e rekomanimit në vijim.“Avokati i Popullit rikujtonse:Konventa Evropiane Për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut parashikon që metodat, kurrikulat dhe burimet arsimore duhet të shërbejnë për zgjerimin e të kuptuarit dhe respektimin e të drejtave të individit – pavarësisht nga orientimi i tyre seksual ose identiteti gjinor, – duke përfshirë edhe nevojat e veccanta të nxënësve, studentëve prindërve dhe anetarëve të tjerë të familjeve të tyre.Në Rekomandimin e 2010 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, -nënvizohet se lëndët mësimore nuk duhet të përmbajnë tekste të njëanshme, diskriminuese dhe denigruese ndaj komunitetit LGBT.Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë dhe në mënyrë të veccantë, marrja e statusit kandidat përvecc të tjerave në Prioritetin 11 kërkon, që të bëhen hapa konkretë në forcimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave anti-diskriminim.Në raportin social dhe ligjor mbi diskriminimin me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor të Këshillit të Evropës, i cili mbulon 47 vende anëtare, – Shqipëria renditet në listën e vendeve që kanë shkallë të lartë të homofobisë dhe është detyrë e gjithë strukturave shtetërore, dhe jo vetëm e tyre ta ndihmojnë zbutjen dhe zhdukejn e këtij fenomeni.Shqipëria ka tashmë një kuadër legjislativ dhe institucional të përparuar në luftën kundër diskriminimit të gjithëfarëllojshëm” deklaroi zëdhënësja.Përkundrejt kësaj situate Avokati i Popullit është i bindur se ka ardhur koha për zbatim efektiv të ligjit dhe rezultate konkrete dhe të prekshme në zbatim të politikave anti-diskriminim. Në këtë kontekst Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë Shqiptare, të gjitha institucioneve të tjera shtetërore, enteve publike dhe private që kryejnë një funksion publik apo japin një shërbim publik që të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të menjëherërshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi kundër diskriminimit.Në mënyrë të vecantë Ministrise se Arsimit dhe Rektoreve te Universiteteve publike dhe private të rishikojnë programet dhe materialet mësimore, për të siguruar se lëndët mësimore nuk do të përmbajnë tekste të njëanshme, diskriminuese dhe denigruese ndaj komunitetit LGBT, – por do të respektojnë parimet e sipërcituara.Ndërkaq Avokati i Popullit do të dërgojë brënda ditës së hënë Rekomandim të posacëm për këtë cështje Ministrisë së Arsimit, Rektorëve të Universiteteve Publik dhe Privatë dhe do të monitorojë nga afër zbatimin e këtij rekomandimi dhe në përgjithësi të legjislacionit antidiskriminim ndaj këtyre strukturave që ofrojnë një shërbim publik.Me këtë rast, Avokati i Popullit i kërkon Kuvendit dhe komisioneve parlamentare të diskutojnë sa më shpejt raportin e Avokatit të Popullit me temë “Të drejtat e personave LGBT”, të dorëzuar në Kuvend në datë 05. shtator 2012.