Halaand “kanibal”, e nis menjëherë me dy gola në debutimin e sezonit (VIDEO)

Manchester City e nis sezonin aty ku la të shkuarin me një fitore të pastër 3-0 në transfertën e debutuesve të Burnley. Erling Halaand me 2 gola shkëlqeu në mbrëmjen e “Turf Moore”.
Burnley tentoi të reagonte pas golit të shpejtë të norvegjezit që shtoi edhe një tjetër ndërsa Rodri në të dytën kompletoi misionin për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.
Manchester City zhvilloi një ndeshje fotokopje të sezoneve të kaluara me mbajtje të gjatë të topit por edhe vertikalizime interesante që e vendosën në vështirësi skuadrën e Burnley gjatë gjithë 90 minutave.
Në këtë mënyrë, kampionët bëjnë një start fantastik të sezonit me fitoren e parë në ndeshjen e parë dhe pa pësuar asnjë gol, çka do të thotë se ky është një sinjal shumë i keq për të gjithë rivalët e skuadrës bardhekaltër këtë sezon në Premier League.
