Telefona të veshur me platin. Ja sa kushtojnë dhuratat që De Bruyne ju bëri shokëve të skuadrës te Manchester
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 21:13

Kevin De Bruyne nuk kursehet. Rreth dy muaj pas suksesit të trefishtë në mbyllje të sezonit të kaluar, kapiteni i Manchester City në shenjë falënderimi, u dhuroi nga një iPhone të veshur me platin.
Vlera e një ekzemplari shkonte në 5500 euro, ndërsa në total ai shpërndau 26. Veprim që është frymëzuar nga ai i Lionel Messit që pas suksesit në Kupën e Botës u bleu shokëve të skuadrës te Argjentina nga një iPhone të veshur me ar 24 karat me vlerë totale deri në 200 mijë euro.

Falë veprimit të De Bruyne, kompania amerikane është interesuar për të nisur një bashkëpunim marketingu me klubin kampion të Europës.


