Për historinë dhe para, rruga e Partizanit kalon nga Riga

Rruga e Partizanit drejt historisë dhe parave të Ligës së Konferencës kalon nga Riga! Të kuqtë luajnë në 19 00 ndeshjen e parë të fazës së tretë ndaj Valmierës. Partizani zbret në fushë këtë të enjte ndaj ekipit letonez Valmierës në sfidën e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës. 

Në Riga të kuqtë e Zekic do të tentojnë një rezultat pozitiv cka do ta bënte më të lehte ndeshjen e kthimit një javë më pas në Tiranë. Janë përballje për paratë dhe historinë.

Të dyja skuadrat vijnë nga Liga e Kampioneve, aty ku të kuqtë u eliminuan nga BATE ndërsa letonezët nga Olimpija e Lubjanës. Në Ligën e Konferencës, Valmiera dhuroi spektakël duke fituar të dy ndeshje  kundër Tre Penes së San Marinos duke I shenuar 10 gola. Partizani shkon në këtë takim pas dy fitoreve me skuadrën nga Andorra, Atletik Eskaldes.

Valmeria është një kundërshtar i kalueshëm të paktën në letër për ekipin shqiptar Për sa i përket situatës së lojtarëve, Zekic në këtë përballje nuk mund të mbështetet te shërbimet e Mensah dhe Sembene, të dy të dëmtuar, por lajmi i mirë për tifozët e kuq, është se Andi Hadroj që ishte në dyshim, është drejt rikuperimit dhe pritet të jetë pjesë e ndeshjes.

Në këto kushte tekniku it ë kuqve pritet të bëjë pak ndryshime në krahasim me skuadrën që zbriti në fushë për sfidën e dytë ndaj Inter Escaldes. I vetmi balotazh duket ai mes Taipit dhe Maget në mesfushë. Ndeshja partizani – Valmiera nis në orën 19 00.