"Rriti vlerën me 150%", impakti i pabesueshëm i Ronaldos në futbollin arab
Arabia Saudite nuk po ndalet në merkato, pasi për cdo yll të futbollit europian por jo vetëm ka nga një ofertë të majme. Projekti i drejtuesve është që ta fusin kampionatin arab në 10 ligat më të forta në botë.
Pika e kthesës për këtë projekt ishte transferimi i Cristiano Ronaldos, të cilën e konfirmon edhe presidenti i superligës arabe të futbollit SPL, Carlo Norha. “Që nga ardhja e tij, vetëm në gjysmën e sezonit, vlera e SPL u rrit me 150%. Gjëja më e dukshme, në nivel global, që Ronaldo ka pasur efekt, është impakti që ky transferim pati tek lojtarët e tjerë, tani të gjithë duan të vijnë në kampionatin tonë.
Një tjetër detaj, shpjegon presidenti i Ligës Saudite, në intervistën e tij për La Gazzetta dello Sport, është transmetimi i kampionatit vendas. Që nga ardhja e tij, nga 45 vende ku transmetohej, kjo vetëm në vendet arabe, tani kampionati transmetohet në 170 vende të ndryshme.
Sigurisht ky nuk është maksimumi pasi kemi mbështetje të pa kufizuar nga qeveria, pjesë e projektit Vision 2030 që synon përmirësimin e jetesës së qytetarëve saudit”, u shpreh ndër të tjera Carlo Nohra.


