Tronditet Real Madrid, dëmtohet rëndë Courtois 1 ditë para startit të La Liga, mund të humbë sezonin

Teksa sezoni i ri në La Liga do edhe 1 ditë për të filluar, tek Real Madrid kanë marrë një lajm të keq. Portieri Thibaut Courtois është dëmtuar rëndë në stërvitje.

Belgu raportohet se është larguar me barrelë nga stërvitja pas një përplasje me një shokun e skuadrës. Portieri belg do ti nënshtrohet një operacioni dhe nuk dihet sa do të rrijë jashtë fushave.  Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Real Madrid në rrjetet sociale.

"Pas analizave të bëra te lojtari ynë Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim", shkruan Real Madrid në njoftim. Ky dëmtim thuhet se do kohë të gjatë për rikuperim, rreth 8 ose 9 muaj me Courtois që mund të ketë humbur sezonin. Gjithsesi kjo pritet të konfirmohet pas operacionit.