Detajet e kontratës faraonike të Harry Kane te Bayern Munchen

 Detajet e kontratës faraonike të Harry Kane te Bayern Munchen
Pas shumë tentativave, më në fund Bayern Munchen ka sulmuesin që dëshironte. 30-vjeçari Harry Kane me siguri do të luajë për 4 apo 5 sezonet e ardhshme në “Allianz Arena” ku finalizuan operacionin më të shtrenjtë të historisë.

Përveç 100 milionë eurove që Bayern do të derdhë në arkën e Tottenham, lojtari do të përfitojë rreth 25 në sezon çka do të thotë edhe rreth 100 milionë shtesë për të paguar sulmuesin më të mirë të Tottenham.

Kane do të përfitojë saktësisht pagën e Sadio Mane që u largua pak javë më parë me destinacion Arabinë Saudite pas zhgënjimit që dhuroi në vitin e parë me fanellën e Bayern Munchen.

Kampionët e Gjermanisë synojnë që ta kenë në dispozicion që këtë fundjavë përpara sfidës së Superkupës së Gjermanisë kundër Leipzig. Gjithsesi, është pothuajse e sigurt që bomberi anglez do të jetë gati për duelin e javës së parë në kampionat kundër Werder Bremen.