Tirana mbush "xhepat" nga ndeshja me Besiktas, bardheblutë morën rreth 1 milionë euro nga aventura europiane

Tirana dhe Besiktasi u përballën të enjtjen në turin e dytë kualifikues të Conference League, ku bardheblutë u eliminuan. Por kjo ndeshje duket se i ka siguruar të ardhura të majme klubit kryeqytetas.

Për kualifikimin në turin e dytë të Conference league, Tirana ka përfituar 550 mijë euro nga UEFA. Por ajo që Tirana ka fituar vetëm në ndeshjen me Besiktas është më e madhe sesa mund të merrnin po të kalonin në turin e tretë. Për ndeshjen kundër gjigandëve turq të Besiktas, Tirana shiti rreth 11 mijë bileta, ndërsa të ardhurat e tjera erdhën edhe nga reklamat në stadium.

Tirana shiti 300 mijë euro të drejtën e TV për sfidën me Besiktas. Në total fitimi për Tiranën arrin deri në 1 milionë euro.