CR7 bën historinë e Al Nassr/ Cristiano Ronaldo çon ekipin në finalen e Arab Champions League
Cristiano Ronaldo po bën historinë edhe në futbollin arab. Portugezi ishte vendimtar për ekipin e Nassr që arriti për herë të parë finalen e Champions ligën Arabe
Cristiano Ronaldo po shkruan historinë e futbollit në Arabinë Saudite!
Klubi Al Nassr ku luan portugezi ka siguruar për herë të parë finalen Arab Club Championship Cup 2023, ose Champions leagua arabe sic njihet ndryshe
CR7 ishte protagonist i fitores 1-0 të Al Nassr ndaj irakianëve të Al Shorten.
Ronaldo i dha fitoren ekipit pasi shndërroi në gol një penallti të fituar nga Sadio Mane dhe të përcaktuar nga Sistemi VAR!
38-vjeçari goditi fort nga pika e bardhë për të dërguar topin në njërin krah dhe portierin në tjetrin.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi edhe në minutën e 31-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ronaldo që kur iu bashkua Al Nassr është shndërruar në yllin brenda e jashtë fushe të ekipit arab
Së fundmi atij iu bashkuan edhe Sadio Mane, Marcelo Brozovic, dhe Alex Telles.
Goli i katërt radhazi për Ronaldon, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 18 të tillë në 24 sfida
Trofeun e Champions League arabe, Al Nassr do ta diskutojë me skuadrën tjetër nga Arabia Saudite Al Hilal.


