Lukaku ka refuzuar dy herë arabët për Juventusin, "Zonja e vjetër" e merr edhe pas protestave të tifozëve
Romelu Lukaku dëshiron vetëm Juventusin. Kartoni i sulmuesit belg zotërohet nga Chelsea, por Lukaku nuk do që të kthehet në Angli pasi preferon më shumë kampionatin italian.
Juventusi ka interes për Lukakun dhe vetë sulmuesi belg dëshiron të luajë për bardhezinjtë. Madje sipas mediave italiane, Lukaku ka refuzuar dy oferta të majme nga klubi arab Al Hilal vetëm që të shkojë tek Juventusi në Seria A.
Mirë po tifozët e Juventusit janë kundër ardhjes së Lukakut tek Juventus, ku në ndeshjen e fundit miqësore pushtuan fushën duke dalë hapur kundër këtij transferimi. Megjithatë drejtuesit e Juventusit nuk tërhiqen edhe pse kanë kundër vetë tifozët e tyre.
Problemi i vetëm është se duhet të largohet Vlahovic, që ti hapë rrugë transferimit të Lukakut.


