Inter bën goditjen e rradhës, mesfushori debuton ndaj Egnatias

Inter ka arritur marrëveshje për transferimin e Lazar Samardzic nga Udinese. Mesfushori serb ka kryer paraditën e sotme vizitat mjekësore tek Interi dhe pasdite pritet të nënshkruajë kontratën me zikaltërit.

Debutimi i Samardzic nuk do të vonojë shumë me fanellën e Interit. Sipas mediave italiane, mesfushori do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e së dielës, që Interi luan ndaj Egnatias.

Në fushë ndaj ekipi shqiptar pritet të zbresë edhe Lautaro pasi ka lënë pas dëmtimin.