Elbasan, aksidentohet nëna me dy fëmijët, vdes 2-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 2-vjeçare dhe plagosjen e nënës dhe motrës së saj ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Xibrakë ku një automjet me targa BBET 44 ka përpasur një grua bashkë me dy fëmijët e saj.Për pasojë ka gjetur vdekjen vajza 2-vjeçare me inicialet I.P ndërsa janë plagosur nëna e saj Mimoza Poka 26 vjeç dhe vajza e saj 4-vjeçare me inicialet S.P.Menjëherë të plagosurat janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku sipas mjekëve gjendja shëndetësore e 4-vjeçares  është e rëndë ndërsa gjendja e nënës është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Gentian Mullalli, punonjës në burgun e Peqinit i cili po merret në pyetje nga efektivat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.