Oketa: Ish-të përndjekurit ende të persekutuar, qeveria nuk reagon

Përfaqësuesi i partisë “Fryma e Re Demokratike” Gazmend Oketa ka fajësuar sot mazhorancën për situatën në të cilën ndodhen sot ish-të përndjekurit politik.Në një prononcim për mediat, Oketa theksoi se qeveria nuk ka reaguar ende për grevën e urisë të ish- të përndjekurve politik duke i lënë ata në harresë.“Qeveria shqiptare vazhdon ta kalojë në heshtje grevën e mbi 20 e ca burrave të cilët për vite kanë përjetuar presekutimin e diktaturës më të egër dhe në këto 20 vjet ndihen ende të presekutuar” tha Oketa.I pyetur se si e shpjegon indiferencën e mazhorancës kundrejt ish-të përndjekurve politik, Oketa tha: “Fatkeqësisht mazhoranca ka humbur gjithçka, identitetin politik dhe nuk përfqëson më të djathtën shqiptare”. “Ka humbur moralin qeverisës, ka humbur besimin dhe këto janë arsyet e kësaj indiference” tha Oketa.