Incidenti me flamurin shqiptar, ministri grek kërkon ndjesë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos i kërkon zyrtarisht ndjesë publike Shqipërisë për incidentin me flamurin shqiptar.Ministri Avramopulos i telefonoi homologut të tij shqiptar duke i kërkuar personalisht ndjesë duke theksuar se ky incident nuk do të cënojë marrëdhëniet mes dy vendeve.Ministri grek Avramopulos ka shprehur keqardhjen, dhe e ka siguruar ministrin Panariti që ngjarja nuk do errësojë rezultatet e sukseshme të kësaj vizite.Ai ka konfirmuar që ky nuk është vetëm qëndrim personal i tij, por i gjithë opinionit grek lidhur me pakujdesinë për flamurinNdërkohë ambasada e Greqisë në Tiranë pritet të paraqesë ndjesë zyrtare sot pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.Flamuri shqiptar ishte me kokë poshtë, gjatë konferencës së djeshme për shtyp me dy ministrave të Jashtëm, atij shqiptar Edmond Panariti dhe atij grek Dimitris Avramopulos.