Kukës, ujësjellësi me ujë të ndotur, dhjetëra qytetarë çdo ditë në urgjencë

Ndertimi i ujesjellesit te ri me vlere 3.5 milione euro duket se nuk ka rezultuar funksional në Kukës, pasi ne nje kohe te shkurter kjo eshte hera e dyte qe uji i pijshëm rezulton i ndotur dhe i pakonsumueshëm.Mbi 80 persona ne dite eshte numri i qytetareve te cilet paraqiten ne repartin e urgjences me probleme gastro-intensinare si pasoje e ndotjes e ujit te pijshem.Kjo situatë alarmante eshte krijuar pas nderimit te rrjetit ekzistues me ate te ri, fakt qe tregon se ky rrjet nuk eshte i sigurte, sepse ujrat e bardha përzihen me ato të zeza duke krijuar probleme të mëdha shëndetësore tek konsumatorët.Sipas mjekeve te spitalit te Kukesit personat qe paraqiten per ndihme mjekesore jane nga te gjitha moshat dhe pas diagnostikimeve eshte vertetuar qe uji i pijshem ne qytetin e Kukesit rezulton i ndotur.Qyteti i Kukësit është një prej qyteteve që ka burimet më të mëdha hidrike dhe përsëri problemet nuk kanë fund, pasi përzierja e ujërave ka shkaktuar shqetësime dhe pasiguri të lartë tek konsumatorët kuksianë.