Mediu takime në Tiranë: Ekspertë të BE për zgjidhjen e çështjes së pronës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2013, 13:04
Partia Republikane ka prezantuar në njësinë nr 2 në Tiranë, kandidatin për deputet Erjon Tufina.Në fjalën e tij, kreu i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se çështja e pronës, nuk është thjesht një çështje politike për Partinë Republikane, por është kauza për një të drejtë të shenjtë dhe hyjnore, pa zgjidhjen e së cilës, nuk do të ketë as zhvillim ekonomik dhe as integrim evropian.Ndërsa kandidati për deputetë Tufina u shpreh se prejardhja e tij familjare, si një ndër familjet e vjetra tiranase, ka qenë ajo që e ka e drejtuar drejt vlerave dhe programit të Partisë Republikane, vlera të cilat nuk do të reshtë asnjë moment që t'i vendosë në shërbim të qytetarëve.