Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, pyeten 2 dëshmitarë për vrasjen e komisarit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e komisarit të Shijakut Adem Tahiraj.Në seancën e sotme u kanë dëshmuar dy dëshmitarë të thirrur nga mbrojta, Zyhdi Laçi dhe Ded Ismaili.Në dëshminë e tij Laçi ka theksuar se ditën e vrasjes së komisarit ka parë dy persona që po debatonin dhe ka dëgjuar që njëri prej civilëve po fyente Ilir Xhakjan në adresë të familjes së tij .Ndërsa Ded Ismaili ka deklaruar në gjyq se ka parë 4 persona duke ofenduar njëri-tjetrin ndërsa 2 prej tyre kishin nxjerrë edhe armën gjatë debatit.“Kur u largova nga vendi i ngjarjes, dëgjovatë shtëna me armë” tha dëshmitari Ded Ismaili.Pas dëshmive të tyre, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për më 12 qershor seancën e radhës ndaj Ilir Xhakjas.Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.