Dojaka: Pleqtë e Çamërisë janë të zhgënjyer nga përfaqësimi i deritanishëm

Përfaqësuesi i Aleancës Popullore, Amos Dojaka ka zhvilluar një takim me moshën e  tretë në Vlorë. Në fjalën e tij Dojaka tha se pleqtë e Çamërisë kërkojnë llogari pse nuk ka nisur asnjë çështje juridike në këto katër vjet për zgjidhjen e çështjes çame.“Kush i mashtroi pleqtë e Çamërisë që u premtuan se do japin dëshmitë e tyre personale rreth masakrave të Çamërisë ndërkohë që ata po ndërrojnë jetë dhe askush nuk u ka trokitur ende në derë. Pleqtë e Çamërisë janë të zhgënjyer nga përfaqësimi i deritanishëm”,  u Dojaka.Gjithashtu, ai theksoi se Aleanca Popullore do t’i kthejë dinjitetin çështjes çame, si dhe do të marrë masa të menjëhershme për ta vënë në shinat e duhura trajtimin juridik të saj.  Sipas tij, Aleanca Popullore do ketë 4 mandate në Kuvendin e ri dhe do ndikojë hartën elektorale në të gjitha qarqet me përqendrim të komunitetit çam.Partia “Aleanca Popullore” është pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ajo ka në thelbin e saj si qëllim mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare dhe në veçanti zgjidhjen e çështjes çame.