Basha-Rama “përplasje” për xhaminë, Kryebashkiaku: Leja është dhënë, Rama shpif
Në sheshin e Namasgjasë ka gati një javë ku janë vendosur fadroma por ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës.Të kontaktuar në telefon autoritetet e këtij komuniteti thanë se punimet do të nisin së shpetji pa detajuar afatet e nisjes dhe përfundimit të këtyre punimeve.Në ditën e lindjes së profetit Muhamed Kryesministri Berisha, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha dhe drejtues të komuniteti thanë se gjithcça është gati për të hapur themelet e kësaj xhamie për të përmbushur në këtë mënyrë nevojat e besimtarëve myslimanë dhe një nga premtimet e tyre.Në kohën kur ende themelet nuk janë hapur, i pyetur nga media, Kryetari i bashkisë Basha tha se leja është miratuar nga KKT dhe është vendimi i KMSH për të vendosur kohën e nisjes së punimeve dhe se i gjithë infomacioni i hapur se nuk ka leje Basha e konsideroi si shpifje të kreut të opozitës së Edi Rama.“Detashmenti i PS në mediat shqiptare vazhdon të shpërndajë shpifje për këtë çështje. Kompleksi i z. Rama që për 11 vite nuk e bëri Xhaminë, vendosi të mos e bënte Xhaminë ka dalë në sipërfaqe si vaj mbi ujë. Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të Xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjë lloj shpifje. Janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e z. Rama që për 11 vjet zgjidhi të mos e ndërtojë Xhaminë dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman por jo vetëm” theksoi Basha.Deklarata Kryetari i bashkisë i bëri pasi inspektoi punimet në segemnetin rrugor që lidh rrugën "Skënder Jareci" deri tek shinat e Trenit, në zonën e Don Boskos.“Me përfundimin e rrugës është fare i qartë kontrasti midis asaj çka nuk është bërë për 11 vite me radhë dhe asaj që ne po bëjmë brenda një kohe të shkurtër, prej më pak se dy vitesh, por po kaq i qartë është edhe ndryshimi në cilësinë e punës që është bërë “shkel e shko” në raste të caktuara por që edhe në atë përmasë “shkel e shko” nuk mbulon as një të pesëdhjetën e nevojave të kësaj lagjeje. Sot, inaugurojmë përfundimin e rrugës këtu, me të gjithë parametrat, duke përfshirë edhe rindërtimin e mureve rrethues, sipas standardit që tashmë kemi vendosur anembanë qytetit” u shpreh Basha.Bashkia ka investuar në këtë segment 13,7 milionë lekë, rikualifikimi urban përfshinë asfaltim, sinjalistika rrugore vertikale dhe horizontale, janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, është kryer ndriçimi përgjatë gjithë segmentit rrugor si dhe gjelbërim. Kryebashkiaku Basha ka garantuar banorët e bllokut numër 53 që ndodhet pranë kësaj rruge, se i njëjti standard do të përdoret edhe në rrugët dhe rrugicat e tij.