Shkodër, arrestohet 20-vjeçari, kërcënoi me jetë një person
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka kërcënuar me jëtë një person duke I kërkuar një shumë parash.Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar "Gjoba", u bë e mundur ndalimi i 20-vjeçarit Endri Alibali, lindur dhe banues në lagjen "Guerile" të qytet Shkodër.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga hetimet e kryera rezultoi se kishte kërcënuar me jetë, duke i vendosur gjobë me vlerë 30.000 (tridhjet mijë) Euro shtetasit R. B., 59 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Guerile" të qytet Shkodër.Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale si dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni sëbashku me skedën telefonike me të cilen është kryer kërcënimi për dhënien e shumës së lekëve.Ndërkohë materialet, në ngarkim të 20 vjeçarit të ndaluar, iu dërguan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale të "Shtrëngimit me kanosje e dhunë për dhënie pasurie".