Rama në Ersekë: 23 qershori, votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja
Në vazhdim të takimeve të saj elektorale në qarkun e Korçës, Partia Socialiste u ndal edhe në Ersekë, ku prezantoi kandidatët për deputetë. Gjatë fjalës së tij kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke e vlerësuar si ditën ku shqiptarët do vendosin me votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.
“Votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, epokën e një Shqipërie që ka mbetur peng para televizionit, ku një gjysh me antiplumb dhe 300 roje thotë përralla nga mëngjesi deri në darkë, apo për një Shqipëri që zoti e ka bërë të begatë. 23 qershori është dita jo për të vendosur fitoren e një partie, ndaj një tjetre, por është dita për të vendosur nëse Shqipëria do të vijojë në rrugën e rrënimit apo do hapë rrugën e re për një rilindje shqiptare. Më 23 qershor është dita për të vendosur jo kush do të fitojë, Saliu apo Edi Rama, PD apo PS, por a do ta kenë më shqiptarët një qeveri në ‘qafë’ apo do kenë një qeveri të re ne krahun e tyre. A do vijojnë më të vuajnë shqiptarët për ujë të pijshëm, a do vijojë ti shohin shqiptarët tokat e tyre se si nuk kamë kanale vaditëse dhe kulluese apo do i japë fund legjendës së ujit dhe do bëhet vend normal në mes të Evropës me ujë si gjithë popujt Evropian dhe të Ballkanit, sepse Shqipëria sot ka mbetur akoma tek vargjet e Fan Nolit...”u shpreh Rama.Në vazhdim të fjalës së tij, Kryesocialisti Rama u ndal në cështje të prekshme për qytetarët si siguria në vend, zhvillimi i bujqësisë, duke i ftuar që të ndryshojnë faqe përmes ‘rilindjes’.
“Shqiptarët goditen nga vështirësit dhe nga krim iqë ka marr kot anembanë, ndaj më 23 qershor familjet e zakonshme shqiptare nuk do votojnë për të ndërruar një kryeministër që është bërë si pikëpyetje me një kryeministër si pikëçuditje si puna ime. Shqiptarët do të votojnë për të ndaluar krimin dhe për ti dhënë fund rritjes së vazhdueshme të krimit në rrugën e rrënimit. Ne do të investojmë 160 milionë dollarësh për ti dhënë fund problemit me sistemin e vaditjes dhe kullimit. Ne do të rilindim fshatin” tha ai.Takimin në Ersekë, shefi i opozitës e përfundoi me një premtim për rindërtimin e sheshit të Ersekës.“Dua të mbyll me një zotim, ju zotohem se pas 4 vitesh kur të jemi me fushatën për zgjedhjet e ardhshme ky shesh do jetë i rindërtuar. Unë ju zotohem se pas 4 vitesh kur të mblidheni në këtë shesh të gjithë ju, por shumë më shumë se kaq do ndiheni më mirë se nuk do ketë toka që nuk ujitet, kullohen, nuk do ketë prodhime që kalben mbi tokë, nuk do ketë mësues që jetojnë me frikë në zemër dhe anë nëpër klasa me vendimin e partisë, por mësues që do i zgjedhe qeveria dhe komuniteti i prindërve”deklaroi kreu i PS.