Xhamia, PS akuza mazhorancës: Për ca vota më shumë, po u fryjnë dasive fetare e krahinore

Partia Socialiste ka reaguar lidhur me deklaratat e kryebashkiakut Lulzim Basha lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Mashe në kryeqytet. Në një reagim në rrjetin social fb, PS hedh akuza mbi mazhorancën se për ca vota më shumë po përpiqen t'i fryjne dasive fetare e krahinore.“Ne deshperim e siper per humbjen e sigurt qe i pret ne 23 qershor, Saliu, Luli e gjithe c'vine poshte Saliut e Lulit, po perpiqen t'i fryjne dasive fetare e krahinore. Per ca vota me teper po perpiqen t'i ndajne shqiptaret ne muslimane e te krishtere, ne veriore e jugore” thuhet në reagimin e PS.Është kjo një arsye më shumë sipas PS, që vendit i nevojitet Rilindje, për tu çliruar nga disa sharlatane qe per interesat e tyre te ngushta politike nuk hezitojne te sulmojne ne menyren me te paskrupullt as harmonine dhe bashkejetesen mes shqiptareve.“Ne 23 qershor shqiptaret do ta ndeshkojne Saliun edhe per kete turp te radhes! Rilindje!” përfundon PS.Më herët kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha i pyetur në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, i ka cilësuar si shpifje të atyre që për 11 vjet refuzuan ta ndërtojnë Xhaminë e Tiranës.Sipas tij, gjithe sa thuhen janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e Rames që për 11 vjet zgjodhi të mos e ndërtojë Xhaminë “dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman, por jo vetëm”.