Fryma e Re Demokratike: Berisha po ushtron presion mbi anëtarësinë tonë
Fryma e re Demokratike denoncoi sot dhunën shtetërore mbi anëtarësinë e saj. Sipas kësaj force politike, Berisha i frikësuar nga humbja, po kërkon të dëmtojë aktivitetet dhe të frikësojë pjesëtarët e FRD.“Fryma e Re Demokratike i bën apel çdo trusti informal të partisë në pushtet që kërkon të imponojë vullnetin e lirë të votuesve dhe të fusë duart në kutitë e votimit, se më datë 24 qershor politika e pandëshkueshmërisë të cilido individ me imunitet ose jo, do të marrë fund, duke vendosur në vend autoritetin e shtetit ligjor.Së fundi, duke falenderuar anëtarësinë dhe mbështetësit e FRD-së për qëndrimin e tyre dinjitoz karshi provokimeve dhe kërcënimeve të mësimpërme, i sigurojmë ata se çdo votë e tyre do të mbrohet dhe garantohet si e shenjtë, pasi Fryma e Re Demokratike është dhe do të jetë shtëpia e vlerave demokratike dhe e të djathtëve të vërtetë” deklaroi FRD.