Rama: Në Labinot Mal ku tokat thahen për ujë

Kryetari I Partisë Socialiste Edi Rama zhvillon sot një takim me banorët e fshatit Labinot Mal në Elbasan.Në një mesazh në profilin e tij në “Twitter”, kryesocialisti Rama shkruan se në këtë zonë tokat thahen për ujë, ndërkohe qe rezervuari që u ishte premtuar banorëve është bërë koncension për një hidrocentral.“Në Labinot Mal ku tokat thahen për ujë e rezervuari i premtuar u bë koncesion për një HEC që kërcënon të ardhmen e jetës së tokës bujqësore” shkruan Rama.