Elbasan, plagosen me thikë dy vëllezër, arrestohet autori

Dy vëllezër janë plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit.Mësohet se 51-vjeçari Ylli Koçiaj ka hyrë në lokalin e dy vëllezërve Kaja dhe i ka goditur ata me thikë.Mësohet se aktualisht dy vëllezërit janë në kirurgjinë e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së dy vëllezërve dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.