Ekstradohet nga Kroacia kosovari, ishte dënuar me 15 vjet burg për mashtrim

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, është bërë ekstradimi nga Zagreb/Kroaci, në drejtim të në drejtim të vendit tonë i shtetasit kosovar Lulëzim Gani Shala, 34 vjeç, banues në Krajk të Prizrenit.Ai ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Korçës, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale të "Mashtrimit".Sipas policisë i ekstraduari Lulëzim Shala, së bashku me shtetasin Bekim Muhadri, kanë ushtruar aktivitet privat në fushën e prodhimit të bukëve në qytetin e Korçës. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, kanë mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju marrë furnizim me miell, dhe duke mos ju likuiduar faturat.Po ashtu furnizuesve të ndryshëm, iu kanë marrë nëpërmjet mashtrimit shuma të konsiderueshme lekësh, të cilat nuk i kanë kthyer. Shuma e përgjithshme e përfituar nga Shala nëpërmjet mashtrimit është 21.000.000 Lek.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagrebin, u bë i mundur arrestimi i tij, me datë 01.12.2012, në Kroaci, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.