Arrestohet sërish Skënder Tufa, u kap me bombë molotov

Ish të përndjekurit politik, të cilët u bënë të njohur në grevën e urisë të tyre, vazhdojnë të jenë personazhe mediatike me nismat e tyre.Këtë radhë dy të përndjekurit Skënder Tufa dhe Petrit Lipo dyshohet se po montonin dy bomba molotov në afërsi të Univesitetit Politeknik në Tiranë.Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga policia e kryeqytetit me ndalimin e këtyre dy personave është bërë i mundur parandalimi i ngjarjeve mjaft të rënda.Sipas bluve të Tiranës bombat artizanale dyshoheshin se do të përdoreshin në grumbullime me njerëz dhe sheshe publike, duke patur parasysh edhe situatën elektorale ku çdo ditë ka tubime elektorale nga partitë.Ndërsa nga burime nga policia e Tiranës bëjnë me dijë se dy bombat dyshohet se mund të përdoreshin edhe ndaj godinës së Kryeministrisë.Skënder Tufa i kontaktuar në telefon u shpreh se ai ndodhej rastësisht në lulishten e univestitetit dhe se nuk ka lidhje me dy shishet e benzinës së gjetura në këto ambjente.Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e komsariatit numër 1 dhe disa specialistë të xhenios, të cilët kanë gjetur në vendgjarje dy shishe plastike.Kurse pas ekzaminimeve të kryera, Skendet Tufadhe Petrit Lipo janë shoqëruar në polici. Policia e Tiranës bën me dije se materialet i janë dërguar Prokurorisë, e cila do të nisë një hetim për këtë rast.