Ndërtohet laboratori për shumimin e insekteve të dobishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2013, 14:10
Për të mbrojtur pyjet nga insektet e dëmshme, është financuar ngritja e një laboratori për shumimin e insekteve të dobishme. Këto insekte pasi të shumohen do të dërgohen në vendet ku ka më shumë probleme për të eleminuar fizikisht tek pyjet dëmtuesit.Projekti është mbëstetur nga TIKA dhe vjen për herë të parë në vend. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se për të vënë në punë këtë laborator në fakultetin e shkencave pyjore në universitetin bujqësor në Kamëz është trajnuar edhe stafi i pedagogëve.Gjithashtu ministri i mjedisit Mediu tha se në projektet e ministrisë është edhe ngritja e një fidanishteje në zonën e Cërrikut.Këto projekte aplikohen në shumë vende të botës por në Shqipëri ky projekt nis për herë të parë.