Ambasada SHBA: Nëse nuk votojmë nuk flasim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2013, 11:27
Ambasada e SHBA-së në Tiranë vijon me fushatën e saj sensibilizuese për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e 23 qershorit.Në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës amarikane është publikuar një foto ku thuhet: "Nëse nuk votojmë, nuk flasim".Më herët në një publikim në Twitter ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka bërë apel për pjesëmarrje në votime për të qënë pjesë e demokracisë.“Periudha e zgjedhjeve këtu. Moment emocionues për Shqipërineë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë,” shkruante Arvizu pak ditë më parë në Twitter.